http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleati kryesor i Partisë Socialiste, Ilir Meta eshte i vetmi qe nuk ka marre asnjë pozicion ne raport me lejimin e importit te mbetjeve. Dhe gjate nënshkrimit te nje marrëveshje me Universitetin e Tiranës, kryetari i parlamentit Meta, nuk i ka fshehur kritikat ndaj ndryshimit te ligjit, duke e cilësuar atë një vendimmarrje te nxituar. ?Dihet që shpeshherë vendimmarrjet kanë qenë edhe të nxituara, jo vetëm për shkak ndoshta ndonjëherë të vullnetit politik jo shumë të përgjegjshëm dhe të përmbajtur, por edhe për shkak të mungesës së njohurive të duhura në fusha të caktuara. Ne po e vëmë re, për shembull sa i takon çështjes së mjedisit apo çështjes së mbetjeve, sa i nevojshëm e i domosdoshëm është paraprirja e vendimmarrjes nga studime, nga debate, nga kërkime.?Por këto komente janë te vetmet deklarata qe Ilir Meta dhe LSI ka bere përgjatë javëve te fundit, ne lidhje me lejimin e importit te mbetjeve. Ne 22 shtator mazhoranca miratoi ndryshimet ne ligjin per menaxhimin e integruar te mbetjeve qe i hapte rruge importit, votim ne te cilin Ilir Meta, nuk mori pjese, ndërkohe qe deputetet e tij votuan pro, abstenuan ose nuk u bene pjese e procesit te votimit. Ne 14 tetor, Presidenti i Republikës e ktheu ligjin per Parlament per t?u rishqyrtuar e nga ai moment opozita por edhe parti te tjera si PDIU apo LIBRA janë shprehur kundër lejimit te importit te mbetjeve; e vetmja parti qe publikisht nuk e ka deklaruar votën e saj eshte LSI dhe 20 deputetet kësaj force politike per shkak te te cilëve duket se nuk po nis shqyrtimi i dekretit presidencial.