Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
15 Agrobiznese janë çertifikuar për cilësinë e produkteve. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u shpreh se arritja e standardeve krijon më shumë siguri për shitjen e produkteve ushqimore si në tregun vendas ashtu edhe në ate të huaj.Përfaqësuesja e Misionit të USAID Catherine Johnson tha se çertifikimi garanton punën e fermerëve.
Çertifikimi i agrobizneseve është një domosdoshmëri për të rritur sigurinë dhe standartet e prodhimeve bujqësore shqiptare. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti theksoi rëndësinë e çertifikimit të agrobizneseve çka sigurojnë hapjen e tregjeve për markat shqiptare
Panariti: Çertifikimi i 15 bizneseve të para me standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë të trupëzuara në çertifikatat GlobalGap, HACCP dhe ISO janë ato që kërkohen në mënyrë që produktet shqiptare të mbartin ato standarde për të cilat ka nevojë tregu i jashtëm, por edhe tregu vendas.
Përfaqësuesja e USAID në Shqipëri tha se e vetmja mundësi për ti dhën fund abuzimeve me cilësinë e prodhimeve bujqësore është çertifikimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/panariti-me-perfaqesuesit-e-bankave-mbeshtetini-fermeret-me-kredi/