Fier dhe Korçë, grabitësit në “fushatë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-23

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një kompani e shitjes se pajisjeve elektronike në Fier është grabitur paraditen e të hënës në qendër të këtij qyteti. Dy persona u zunë pritë shoqëruesve të parave. Ata kanë rrëmbyer çantën dhe janë larguar me shpejtësi, duke i shpëtuar arrestimit. Policia konfirmon se bëhet fjalë për një shumë qe arrin ne 2 milionë lekë. Sipas dëshmisë se menaxherit te kompanisë qe ra pre e grabitjes, rezulton se autoret nuk kane qenë të maskuar. Edhe në Korçë, një biznesmen ndërtimi është grabitur nga tre persona të maskuar dhe të armatosur gjatë natës. Luan Larti është grabitur në ambientet e biznesit të tij pak pas mesnate ku autoret, pasi kanë lidhur rojën kanë hyrë në zyrën e tij dhe kanë mundur t?i marrin kasafortën, ku dyshohet te kenë qene 700 mije leke si dhe dokumente te ndryshme. Policia dyshon se grabitësit kane pasur informacion për vendndodhjen e kasafortës.

Share This Video


Download

  
Report form