http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese do te marre vendim te enjten per ligjin e vettingut. Burime pranë Gjykatës Kushtetuese bëjnë me dije se ne 22 dhjetor anëtaret e kësaj gjykate do te mblidhen per te vendosur nëse do te miratojnë apo rrezojnë kërkesën e Partise Demokratike per shpalljen antikushtetues te ligjit te vettingut. Kjo mbledhje zhvillohet rreth 2 jave, pasi Komisioni i Venecias miratoi zyrtarisht opinionin per ketë ligj, i cili është baza e reformës ne drejtësi. Qe prej këtij momenti figurat kryesore te maxhorances e ne veçanti ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës Donald Lu dhe te gjithe ambasadoret e vendeve anëtare te Bashkimit Europian kërkuan nga Gjykata nje vendimmarrje te shpejte per vettingun. Nese Gjykata Kushtetuese rrezon kërkesën e PD, atëherë janari i vitit 2017 do te shënoje fillimin e zbatimit te reformës ne drejtësi dhe partneret ndërkombëtare jane bere gati tashme per te mbështetur me fonde ketë proces, ashtu sikundër janë gati edhe emrat qe do te jene pjese e operacionit ndërkombëtar te monitorimit qe pritet te mbërrijnë ne Tirane ne muajin shkurt. Por ne rast te nje skenari tjetër kur Gjykata Kushtetuese pranon qofte edhe pjesërisht ankimin e PD; i takon parlamentit te rifilloje punën per ndryshimin e ligjit te vettingut. Megjithatë siç e kane theksuar te gjithë; ambasadoret, maxhoranca, opozita dhe vete Gjykata Kushtetuese ne çdo rast vettingu do te behet; vendimi i Gjykatës Kushtetuese thjesht mund ta s?postoje ne kohe.