Ky është personi që dyshohet se i vuri zjarrin autoveturës luksoze të kantautorit dhe kompozitorit Flori Mumajesi, te parkuar në një garazh nëntokësor, në rrugën ?Ymer Kurti?, pranë sheshit Willson, në Tiranë.
Kamerat e sigurisë së një objekti pranë vendit të ngjarjes, kanë regjistruar momentin kur personi hyn në garazhin e objektit.
Në dorë mban një qese, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë regjistrojnë orën 22:15 minuta.
Pasi kalon kabinën e rojes futet në garazh. Policia thotë se ne qese ka patur bidonët e benzinës.
Në orën 22:16, minuta ai del nga garazhi dhe largohet andej nga erdhi.
Veprimet e këtij personi janë regjistruar edhe nga një kamera tjetër, që është në hyrje të garazhit dhe nga një që është në brendësi.
Policia tashmë po punon për identifikimin e tij, por në pamje filmike ai nuk duket qartësisht.
Nga zjarri, veç makinës se Mumajesit u dogjën edhe automjete të tjerë. Si pasojë e flakëve të shumta dhe tymit të madh, policia dhe zjarrfikëset evakuan të gjithë banorët e pallatit, pasi zjarri nisi të përhapej me shpejtësi.
Policia po heton për shkaqet e zjarrvënës, përfshirë edhe konfliktet e mundshme të këngëtarit. Në këtë godinë Mumajesi ka studion ku realizon projektet muzikore.
Tv Klan