Ora News - Bylykbashi: Kushtetuesja të mos bjerë në presionin e mazhorancës

Ora News Emisione 2017-02-23

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të enjten Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e ligjit të vettingut dhe Partia Demokratike shpreson që gjykata të mos bjerë në presionin e mazhorancës.
Deputeti, Oerd Bylykbashi, në një intervistë në RTV Ora News thotë se opinioni i Venecias ka akredituar tezat e PD.
Bylybashi: Do ishim shumë të kënaqur, ka thënë një gjë shumë thelbësore: Ky ligj nuk shkel Konventën nëse organet e vettingut kanë kontroll të plotë mbi organet e ekzekutivit.Nëse kontrolli nuk është i plotë, ligji është jo në përputhje me Konventën.Venecia pjesën e kushtetutshmërisë apo jo, ja ka lënë Gjykatës Kushtetuese. Jemi të bindur që Venecia ka akredituar tezat tona. Shpresojmë që Kushtetuesja nuk do të bjerë, se për të qenë është aktualisht në presionin e ekzekutivit, qoftë me kërcënime për largim nëpërmjet vettingut apo forma të tjera.Dhe do të marrim një drejtësi kushtetuese. Pas këtij vendimi, vettingu do bëhet.Pse mazhoranca nuk bën për vettingun atë që bëri për SPAK? Rama kërkon të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët që do ta mbrojnë nesër kur të jetë i akuzuar.
Për ngërçin në reformën zgjedhore, ai tha se nuk ka ndodhur kurrë që një Komision të mos jetë në gjendje të prodhojë qoftë dhe një presje në kodin zgjedhor.
Duke shprehur gatishmërinë për ta trajtuar bashkarisht me mazhorancës, ai tha se nuk është e nevojshme lufta me projekt propozimet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-bylykbashi-kushtetuesja-te-mos-bjere-ne-presionin-e-mazhorances/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS