Report TV - Selami: Mashtrime! Jam i pastër, në Itali isha me pushime

Report TV 2017-02-23

Views 0

Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria, Shkëlqim Selami ka reaguar lidhur me dëshminë që ka bërë në organin e akuzës. Sipas deputetit, gjithë kjo është një mashtrim ndaj personit të tij, ndërsa thekson se në Itali në vitin 2007, vit ndaj të cilit rëndon dhe akuza, ai ka qenë me pushime familjare.

Selami thotë se në prokuroria sipas tij i kërkoi të sqaronte akuzat politike.

?Isha në prokurori per te sqaruar pozicionin tim. Eshtë mashtrim. Nuk jam dënuar asnjëherë. Në 2007, isha me pushime në Itali, më ndaluan për konfirmim. Si mund të shkoja me pushime në një vend ku pretentohet se paskam qenë dënuar? S?kam pasur asnjëherë proçes gjyqësor, gjithçka e kam deklaruar në formularin e Dekriminalizimit. Prokuroria më thirri pas indicjes nga KQZ, që në fakt e kishte deklaratën të qartë, por duheshin sqaruar akuzat politike. Jam krejtësisht i pastër ndryshe si mund të merresha me politikë??

Share This Video


Download

  
Report form