http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vendimit për dhënien e shpërblimit për festat e fundvitit, kryeministri Edi Rama është takuar me pensionistët. Ai ka shfrytëzuar këtë takim për të sulmuar qeverisjen e demokratëve, e cila sipas tij, nuk ka bërë asgjë për moshën e tretë. Kreu i qeverisë vuri theksin tek reforma e pensioneve, e cila ka mundësuar që edhe ata që nuk kanë punuar të mund të marrin një pension social. Rama ka përsëritur edhe njëherë se sa është bërë gjatë 3 viteve të qeverisjes socialiste, por duke theksuar se ende është i pakënaqur. Sikur reformat e tre viteve të fundit të ishin kryer para 20 vitesh, situata sipas kryeministrit do të ishte krejt ndryshe.