Masa të larta sigurie edhe pranë misioneve diplomatike

RTV KLAN 2017-02-23

Views 1

Një ditë pas atentatit të ndodhur në Turqi, ku një efektiv policie vrau ambasadorin rus, Policia e Shtetit në Shqipëri, ka rritur masat e sigurisë në misionet e huaja diplomatike.

Në mënyrë të veçantë, masat e sigurisë janë rritur në perimetrin, ku shtrihet ambasada ruse në Tiranë dhe po ashtu edhe ndaj personelit të ambasadës. Burime nga Policia e Shtetit thanë se masat e sigurisë kanë të bëjnë me kontrollin e personave që kalojnë pranë territorit të ambasadës, mbikqyrjen e saj me oficerë të Antiterrorit, apo edhe me efektivë me uniformë.

Pranë godinës së ambasadës Ruse në Tiranë, viheshin re qartë masat e larta të sigurisë, ku veç punonjësve të zakonshëm qëndronte edhe një patrullë e forcave "Shqiponja", të Policisë së Tiranës. Ndërkaq, burimet thanë se masat e sigurisë janë shtuar edhe në misionet e tjera të huaja, si ambasada amerikane, italiane, apo edhe ambasadat e tjera që ndodhen në "Rrugën e Kavajës".

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form