Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në prag të zgjedhjeve të 2017-ës, Partia Republikane mblodhi Konventën e Tiranës. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PR Fatmir Mediu dhe dhjetra të rinj, që anëtarësoheshin për herë të parë në radhët e Republikanëve. Kryetari i PR së kryeqytetit Blendi Sulaj nënvizoi se të rinjtë duhet të bëhen bashkë dhe të ngrenë kokën ndaj padrejtësive.
Blendi Sulaj: ?Ndryshimi duhet të fillojë nga ne këtu, nga rinia e Tiranës. Ne duhet t?i përgjigjemi padrejtësive me çdo kush në çdo moment. Nga kjo konventë sot do nisim luftën frontale me të keqen?.
Edhe kryetari i PR Fatmir Mediu tha se u takon të rinjve që të bëjnë revolucionin. Në fjalën e tij, Mediu hodhi akuza ndaj qeverisë që sipas tij po kërkon të dëmtojë procesin e ardhshëm zgjedhor, duke injoruar Reformën Zgjedhore. ndërsa për Vettingun Mediu tha se Rama po e përdor këtë proces si një filtër politik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pr-mbledh-konventen-e-tiranes-i-pranishem-mediu/