Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Vlorë tregu i fruta perimeve apo i bulmetit, nuk plotëson as kushtet më minimale të higjienës. Produktet janë të ekspozuara ndaj shiut, diellit apo pluhurit, ndërkohë që qytetarët thonë që edhe çmimet po fluturojnë këtë periudhë të fundvitit, duke pësuar rritje të menjëhershme.
Në tregjet e qytetit të Vlorës mungojnë kushtet minimale të higjienës dhe standarteve të tregtimit.
Siç shihet edhe nga pamjet, produktet janë të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike, ndërsa konsumatoret thonë se ndihen të pasigurt për cilësinë e produkteve që konsumojnë.
Qytetarët kërkojnë shtimin e kontrolleve dhe përmbushjen e kushteve bazë të higjenës, ndërsa shtojnë se edhe çmimet kanë nisur të shtrenjtohen në prag të festave të fundvitit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tregjet-ne-vlore-produktet-te-ekspozuara-ndaj-pluhurit/