http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur nga zgjedhjet parlamentare na ndajnë me pak se 6 muaj, reforma elektorale dhe standardet e procesit janë vendosur ne qendër te diskutimit ne grupin parlamentar demokrat. Deputeti Genc Ruli ka përfaqësuar nje nga linjat me te ashpra, duke theksuar se përballë kësaj mazhorance, opozitës nuk i mbetet veçse te ike nga parlamenti e te ngrejë qytetaret ne protesta, Astrit Patozi ka vene ne dukje se per opozitën nuk ka asgjë me te rëndësishme se zgjedhjet dhe PD duhet te fokusohet tek ky proces; ndërsa vete kryetari Basha mësohet se gjate mbledhjes ka theksuar se hyrja ne zgjedhje është e padiskutueshme, por PD duhet te luftoje per standardet.Shqetësimi i grupit parlamentar ka të bëjë me faktin që kemi përballë një qeveri të korruptuar dhe të inkriminuar e cila nuk ka vullnet të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se në funksion të kësaj, ka sabotuar Reformën Zgjedhore. Partia Demokratike prej datës 17 Maj ka dorëzuar platformën 12 pikëshe, ndërsa qeveria po ndërton një rrjet aleance me krimin në funksion të së cilës shpëton Klement Balili, lirohet Lul Berisha, përgatitet një amnisti për të shpëtuar Armando Prengën, trafikantët dhe shitblerësit e votës të cilët janë nën hetim, pra kemi një kryeministër që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Standardet e zgjedhjeve, Basha i lidh edhe me dekriminalizimin, i cili ka dhënë rezultatet e para.Partia Demokratike, opozita dhe unë personalisht, jemi sot me kokën lart para qytetarëve shqiptarë, pasi beteja që ne bëmë për ndarjen e krimit nga politika, pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme, sot fillon të japë frytet e para, në veçanti me një nga simbolet e kriminalizimit të shtetit, që është Elvis Roshi.Basha ka komentuar edhe konkluzionet e Prokurorisë per deputetin e tij Dashamir Tahiri.Jam i prirur t?i mirëkuptoj rrethanat që ka shpalosur z.Tahiri por kjo nuk është çështje që e gjykoj unë, këtë e gjykojnë institucionet. Qëndrimi politik i Partisë Demokratike dhe i imi personalisht është zbatimi i plotë i ligjit për dekriminalizimin.Ne 22 dhjetor parlamenti mbyll punimet per këtë vit e tashme mbetet janari i 2017 per te pare nese mazhoranca dhe opozita do ta gjejnë gjuhen e kompromisit, per te realizuar reformën zgjedhore.