stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Emisioni ?STOP? ka sjellë historinë tragjike të Lediona Mekos, e cila sot nuk është më mes nesh. Nëna e saj Valbona Meko tregon sesi vajza u nda nga jeta në mënyrë të menjëhershme më 6 korrik 2016. Lediona Meko vjen në spitalin e Pogradecit me dhimbje të forta, për shkak të krizave në anë të barkut.
Pas analizave, vajza e ndjerë iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendisitit, nga ku çdo gjë u duket se shkoi mirë. Por pas 30 minutash e bija ndërroi jetë. Si të mos mjaftonte kjo gjëmë, për Valbonën nisi një tjetër kalvar, ai i gjetjes së shkakut të vdekjes. Pas 6 muajsh në Prokurorinë e Pogradecit i thanë, se vajza 22 vjeçare kishte vdekur nga vetëhelmimi me fostoksinë.
?Në orën 5 të mëngjesit vajzën e zuri një krizë në këmbën e djathtë dhe e mora për krahu ta ngreja, por nuk ishte hera e parë që e zinte. E paraqitëm në urgjencën e Spitalit Pogradec.
Në çfarë ore?
Që në pesë kur e zuri kriza, deri sa shkuam atje na kapi ora 7 e mëngjesit. Ishte doktoresha e turnit, vajza i zbriti shkallët e shtëpisë vetë duke çaluar. Vetëm ana e djathtë i dhimbte, nuk kishte asnjë shqetësim tjetër dhe ishte e vetëdijshme.?
Pasi bëhet kontrolli rutinë nga mjeku i turnit dhe analizat përkatëse, diagnoza përcaktohet nga mjekët ?Operacion për Apendesit?.
?Dyshonin nga kriza që kishte, por dyshonin për apendesit dhe filluan për ta çuar në sallë të operacionit, por pa i bërë analizat nuk mund ta fusnin në sallë operacioni. I?u bënë analizat e gjakut, të urinës, ia dorëzuam doktoreshës së turnit. Na dhanë një recetë për të bërë një eko. E kam çuar vajzën atje, i bëra edhe ekon.?
Rreth orës dhjetë të atij mëngjesi, Lediona hyn në sallë të operacionit në Kirurgjinë e Spitalit të Pogradecit.
?U takuam me doktorin e operacionit. M?i ka parë fletët e analizës dhe të gjitha çfarë i kishte dërguar doktoresha që nga Urgjenca. Më tha që është për operacion. Kur thoni ju kështu le ta heqë, se ka një vit që po e ngacmon, se nuk ishte hera e parë. Vajza ishte e vetëdijshme gjatë gjithë kohës. E kanë marrë e kanë çuar në sallë operacioni.?
Pasi Lediona del nga salla e operacionit çdo gjë dukej normale.
?Pas disa minutash që është kryer operacioni atje shkoi shlëlqyeshëm, se na vinin të dhëna që nga brënda aty që më thoshte infermierja.
Sa zgjati operacioni?
Jo shumë gati një çerek ore, sepse infermierja nga të dhënat që dha, tha që apendesiti nuk ishte në gjendje kritike. U krye më së miri, po i bëhet qepja dhe vajza është shkëlqyeshëm. Pasi u shpërndanë doktorët vajza u kthye nga mua, më pa njëherë në sy dhe më pyeti për të atin. Unë i thashë po vjen, se e kam lajmuruar unë se ishte në Greqi. Po Eglo, më tha. Edhe Eglin do ta lajmëroj mami, se ti e di që iku në punë i thashë. Më lëshoi dorën vajza. Unë thirra sa kisha në kokë, më iku çupa thashë. Erdhi doktori i operacionit. Çfarë thua ti më tha, nuk është e vërtetë, vajza mirë e bukur ...