Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Vettingut ka reaguar edhe n/kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, i cili theksoi se ligji është i rëndësishëm edhe për Reformën Zgjedhore, pasi nuk duhet të jenë në Kolegjin Zgjedhor njerëz që i keni emëruar sikur doni, duke iu referuar PD dhe shortit që u hodh pak ditë më parë nga KLD.
?Shkoni mbylluni në shtëpi, Vettingu është i rëndësishëm edhe për reformën zgjedhore, pasi nuk duhet të jenë në Kolegj Zgjedhor njerëz që i keni emëruar sikur doni, por do të flasim edhe për këtë? tha Balla.
Pak ditë më parë u zgjodh trupa e Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojë ankesat e partive politike në 2017, pjesë e së cilës është edhe Gjin Gjoni.