Edhe LSI përmes Petrit Vasilit ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka kërkuar që të nisë menjëherë zbatimi i ligjit, i cili është një lajm i mirë edhe për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
?Reforma në Drejtësi merr një legjitimitet të ri, pasi vendimi i sotëm i hap rrugë zbatimit të ligjit.
Duhet punuar me përgjegjëmëri për të fituar kohën e humbur.
Reforma mund të ecë përpara pas vendimit të sotëm, tani kjo frymë duhet të shoqërojë edhe zbatimin.
Tani është marrë një përgjigje edhe për procesin e integrimit. Lajm i mirë për të gjithë shqiptarët reformën dhe ligjin që lidhet me pastërtinë e drejtësisë? tha ai.