Në Muzeun Historik Kombëtar është mbajtur konferenca shkencore mbarëkombëtare me rastin e 450-vjetorit së Pjetër Budit. Në këtë konferencë ishin pjesëmarrës studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e më gjerë.
Gjatë zhvillimeve të konferencës u theksua se Budi që i përket plejadës së shkrimtarëve priftërinj shquhet si një nga figurat më të ndritura, ku me stilin e tij letrar e poetik hodhi bazat e letërsisë shqipe, duke e shndërruar atë në gjuhë të kulturës dhe qytetërimit arbënor.