Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sistemi shëndetësor ka mungesa të theksuara të mjekëve specialistë, por edhe me hapjen e specializizimet është konstatuar nga drejtuesit e Universitetit të Mjekësisë se vitet e fundit më pak të interesuar për studimet pas universitare duke e bërë më shqetësuese situatën.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata tha se numri i mjekëve të larguar nga Shqipëria është i barabartë më numrin e atyre që diplomohen.
Gjata: Është vënë re sivjet një ulje relative e numrit të kandidatëve për specializime pas universitare. Kjo lidhet edhe me numrin e madh të mjekëve që kanë emigruar dy vitet e fundit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera. Do të përbëjë shumë shpejt një problem të rëndësishëm për sistemin shëndetësor shqiptar pasi numri i atyre që largohen këto dy vitet e fundit është gati i njëjtë me numrin e mjekëve të rinj që prodhon universiteti.
Universiteti i Mjekësisë ka shpallur rregulloren për specializimet. Për 180 kuota ka 320 aplikime dhe intervistat do të kryen duke nisur nga data 9 janar i 2017.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ikje-masive-te-mjekeve-rektori-gjata-u-larguan-aq-sa-diplomuan/