http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbatimi i ligjit për Vettingun do të shkaktojë tërmetin më të rëndë në drejtësinë shqiptare, të prekur nga korrupsioni. Deklaratën kryeministri e bëri gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, një ditë pasi Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e opozitës për shpallje si antikushtetues të ligjit. Në analizën e punës së qeverisë për vitin e 3-të të qeverisës, shefi i ekzekutivit preku pikën më të nxehtë të debatit politik mbi policinë e shtetit, çështjen ?Balili?. Aleancën politike me LSI-në Rama e vlerëson të rëndësishme edhe për zgjedhjet e ardhshme. Por thotë se të gjithë garojnë për vete. Pas reformës në drejtësi, ndryshimet në Kodin Zgjedhor konsiderohen prioritare. Fjalimin 85 minutësh, kryeministri e mbylli me bindjen për fitoren e një mandati të dytë qeverisës në zgjedhjet e 18 qershorit të ardhshëm.