LEZHË-Bashkia e Lezhës është përballur me shumë probleme financiare gjatë vitit 2016.
Bllokimi i lejeve të ndërtimit, mospagimi i taksave nga biznesi dhe diskriminimi i Qeverise qëndrore kanë dhënë ndikim negativ në mosrealizimin e një sërë investimesh të parashikuara gjatë vititi 2016-të nga Bashkia e Lezhës.
Kështu u shpreh kryebashkiaku Fran Frrokaj në takimin e organizuar me qytetarët, përfaqësues të biznesit dhe Shoqërisë Civile për prezantimin arritjeve dhe vështirësive të hasura gjatë vititi 2016.