Radhë të gjata në Kapshticë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë bërë të pashmangshme këto pamje çdo fundviti ne pikat kufitare. Qindra emigrante qe kthehen ne Shqipëri nga Greqia, janë bllokuar me orë të tëra në Kapshticë. Festat e fundit vitit kanë shtuar fluksin hyrës të shqiptarëve, qe duan të kalojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri pranë familjes. Policia nuk ka mundur dot të përballojë shtimin e radhëve. Qytetarët thonë se vonesat janë shkaktuar në palën shqiptare. Pala shqiptare ka punuar me 4 sportele hë hyrje dhe dy na dalje, ndërsa ajo greke ka punuar me tre te tillë. Por mesa duket ato nuk kanë mjaftuar. Dita e premte ka shënuar vetëm fillimin e këtij fluksi, i cili pritet të vijojë.Situata është e ngjashme edhe në pikën kufitare të Kakavijës. Në 24 orët e fundit janë shënuar radhë të gjata emigrantësh që vijnë në Shqipëri. Vetëm gjatë natës së të premtes, kanë hyrë 6 mijë emigrantë. Pala shqiptare ka shtuar sportelet për të përballuar fluksin. Dogana po punon me 6 sportele ndërsa ajo greke vetëm me dy sportele. Deri tani situata nuk duket shqetësuese, por ditët në vijim pritet të ketë dyndje të mëdha.

Share This Video


Download

  
Report form