Report TV - Festat, Policia Rrugore apel qytetarëve: Denonconi çdo anomali

Report TV 2017-02-25

Views 0

Në prag të festave të fundvitit policia e shtetit kërkon nga qytetarët të tregohen vigjilent dhe të raportojnë çdo anomali apo situatë rreziku.

Në një konferencë për mediat specialisti i sigurisë rrugore në policinë e shtetit, Ervin Dervishi u ndal dhe tek situata e trafikut. Ai u ka kërkuar qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve duke u bërë thirrje të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

"Thirrja jonë për përdoruesit e rrugës: Shmangni përdorimin e alkolit, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtese, mos përdorni aparatin telefonik gjatë drejtimit të mjetit, mos shpejtoni për të arritur aksidentin", u shpreh Dervishi.

Gjithashtu, Dervishi u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesit e mjeteve që të denoncojnë të gjitha rastet e shkeljes së ligjit nga ana e policëve rrugorë dhe duke qenë se në kryeqytet po bëhen punime, Dervishi u ka kërkuar qytetarëve të tregohen më të mirëkuptueshëm.

Share This Video


Download

  
Report form