Report TV - Lezhë, nxënësit e shkollës së kuzhinës drekë fëmijë në nevojë

Report TV 2017-02-26

Views 0

Festa e Krishlindjeve ka qenë e gëzueshme dhe për fëmijët Rom dhe Egjiptian në qytetin e Lezhës.

Për ta kanë menduar nxënësit e shkollës së kuzhinës, të cilët artin e tyre në gatim për një ditë e kanë vënë në dispozicion të fëmijëve në nevojë. Janë 200 fëmijë të cilët u bënë pjesë e drekës festive të shtruar me këtë rast.

Iniciatori i këtij aktiviteti, që është kthyer në traditë prej tre vitesh në Lezhë, thotë se nisma të tilla tregojnë se dhe kjo shtrese e shoqërisë nuk është e vetme.

Arqipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale u shpreh se kjo drekë e shtruar për fëmijët e varfër dëshmon se Krishlindja është një festë për të gjithë.

Për të organizuar këtë dreke bamirësie kuzhinierët e rinj u mbështetën dhe nga disa biznese në Lezhë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS