Politikanët urojnë festën nga Kisha Ortodokse - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kisha Katolike zgjodhi qe ne ditën e krishtlindjes te thyeje traditën, duke i mbyllur derën politikaneve. Ashtu siç e kishte bere publike me herët, katedralja e Shën Palit ne Tirane hapi dyert vetëm per te varfrit qe ishin ftuar te merrnin pjese ne dreken e krishtlindjes, ndërkohe qe klasa politike u la jashtë protokollit te Kishës. Por Kisha Ortodokse zgjodhi te ruaje ritualin e zakonshëm te festave fetare, duke pranuar vizitat dhe urimet e politikaneve. Kryetari i kuvendit Ilir Meta nga Tirana, lideri i opozitës Lulzim Basha nga Fieri dhe numri 2 i qeverise Niko Peleshi nga Korça uruan besimtaret ne ditën e lindjes se Krishtit. Pritja e politikaneve është rituali i zakonshëm i çdo feste fetare ne Shqipëri, por pak dite me pare Kisha Katolike ne nje njoftim per mediat sqaroi se dita e lindjes se Krishtit eshte ne mënyre te veçante festa e të varfërve dhe per ketë arsye në vend të pritjes zyrtare për politikanët, ajo do të organizonte një drekë për njerëzit ne nevoje.

Share This Video


Download

  
Report form