Një tragjedi është shënuar mbrëmjën e kësaj të marte në Tepelene, ku një 35 vjeçare është djegur në banesë së bashku me foshnjën e saj 6 muajshe.
Mësohet se flakët e zjarrit kanë përfshirë apartamentin e shtetasit G.SH në katin e parë të një pallati në lagjen ?15 shtatori? të qytetit jugor.
Burimet bëjnë me dije për Report Tv se në momentin e renies së zjarrit në shtëpi ka qënë vetëm foshnja dhe nëna e saj ka hyrë më pas për ta nxjerrë, por nuk ia ka dalë duke u përpirë dhe ajo nga flakët.
Zjarri ka rrezikuar edhe apartamentet e tjera, ndërsa zjarrëfikset e Tepelenës kanë nisur urgjent punën për shuarjen e flakëve.
Ende nuk ka të dhëna të dhëna të sakta për rrethanat e kësaj tragjedie, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Tragjedia ka shokuar banorët e kësaj zonë, të cilët janë përpjekur t'i vijnë në ndihmë familjes së prekur nga tragjedia, por pa ia dalë.