Një tjetër treg fruta-perimesh i shtohet kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi tregun e ri të fruta-perimeve që ndodhet në Njësinë Nr. 2, ku vlerësoi faktin se falë këtij investimi përfitojnë 52 familje, të cilat deri dje tregtonin në rrugë, kurse sot kanë mundësi të shesin produktet e tyre në një treg të posaçëm.