http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti i Ri 2017 trokiti ne Australi. Qendra e festimeve si zakonisht ishte Sidnei me spektaklin e mrekullueshëm te fishekzjarrëve ne urën e famshme Harbour Bridge. Mbi 1,5 milionë njerëz shijuan momente te mrekullueshme. Kete vit u hodhën disa tone fishekzjarrë. Festimet iu kushtuan edhe disa prej legjendave te muzikës qe u ndane nga jeta, ku nuk munguan fishekzjarrët ne ngjyre vjollce ne nderim te Prince. Viti i Ri mbërriti edhe ne Zelandën e Re. Festimet me te mëdha u shënuan ne Auckland me nje spektakël fishekzjarrësh nga kulla Sky Tower ne qender te qytetit, 328 metra e larte. Mijëra njerez shijuan magjinë e tyre per rreth 11 minuta, kur qielli u ndriçua. Viti i Ri erdhi gjithashtu edhe ne ishujt e Paqesorit, përfshirë Samoan, Tongen dhe Kiribatin.Shume kryeqytete te botes pritet te festojne ardhjen e vitit te Ri 2017.