Nënshkrimi i amnistisë nga ana e presidentit të Repulikës Bujar Nishani, në burgun e grave do të sjellë lirimin për rreth 10 të dënuarave.
Ndryshimet e herëpashershme në nene, solli për burgun e grave "Ali Demi" rreth 10 gra. Kjo u konfirmua nga burime të Report Tv. Megjithatë për të gjitha gratë që tashmë janë duke vuajtur dënimin e tyre po punohet që në kohën kur ato do të largohen nga institucioni i vuajtjes së dënimit të kenë mundësi për t?u futur në tregun e punës dhe rrjedhimisht punësim.
Drejtoresha e burgut 325 , Xhoi Jakaj, shpjegoi për Report Tv procedura për aftësimin e të dënuarave në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Po kështu është kërkuar nga ana e këtij institucioni që çdo i ftuar që viziton këtë institucion të marrë përsipër punësimin e njërës perj tyre pasi të dalë nga dyert e burgut. Kjo pasi ende këto gra janë viktima të mentalitetit.