Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të dhënat zyrtare nga viti 2012 flasin se ishin më shumë se 100 shqiptarë, kryesisht djem të rinj, që ju kishin bashkuar grupeve të luftëtarëve të shenjtë që ndryshe njihen si xhihadistë, dhe të cilët po luftonin në Siri.
Sipas qeverisë shqiptare, pothuajse të gjithë iu bashkuan Al Nusrës ? krah ky ushtarak i Al Kaedas ose ISIS-it.
Sipas burimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, pjesa më e madhe ishin radikalizuar dhe rekrutuar në xhamit jashtë kontrollit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Xhamitë që mbeten jashtë kontrollit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë raportohet se i përkasin traditës shumë konservatore Selefi dhe rreth shtatë prej tyre, duke përfshirë edhe xhaminë e Mëzezit dhe të Unazës së re, janë lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me promovimin e xhihadit të dhunshëm dhe rekrutimin e luftëtarëve për ISIS-in dhe Al Nusrën.
Ndërkohë që opinioni shqiptar ishte i dyzuar në mes të luftës së shenjtë ? xhihadit dhe praktikantëve fetar shqiptar që mbronin me fanatizëm predikimet paqësore të xhamive ku ata frekuentonin e që sipas tyre nuk kishte të bënte asgjë as me dhunë dhe as me xhihad të dhunshëm, terrorizmi gjithjë e më shumë po shtrihej nëpër botë duke marrë tashmë edhe përmasa të frikshme ndërkombëtare.
Kështu para autoriteteve shqiptare u paraqitën dy sfida të mëdha të sigurisë. Përveç ndalimit të radikalizimit lidhur me disa xhami, Shqipëria u përball edhe me kërcënimet që vinin si nga ?eksportimi? i xhihadistëve ashtu edhe luftëtarëve të kthyer në vend.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/i-denuari-per-rekurtim-ne-siri-ceshtjen-do-ta-coj-ne-gjykaten-nderkombetare/