Ora News - Erjon Braçe: Ju tregoj veprat e qeverisë në përmbyllje të mandatit

Ora News Lajme 2017-02-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria Rama mori pushtetin me një borxh në më pak se 70% të GDP, e rriti deri rreth 73% dhe tashmë ky borxh në vitin e katërt të qeverisjes po tenton sërish të shkojë nën 70%.
Por për të ulur borxhin, qeverisë i është dashur të heqë dorë nga disa investime publike për të cilat nuk i pëlqen shumë të krahasohet me paraardhësen e saj.
Erion Braçe: Doni një vepër të kësaj qeverise? Vepra më e madhe e kësaj qeverie janë një seri reformash institucionale, të mbështetura me financim nga buxheti i shtetit që natyrisht kanë ndihmuar, jo vetëm strukturimin e shtetit shqiptar por edhe ekonominë kombëtare. Doni një vepër të dytë që është ndërmarrë nga kjo qeveri? Është reforma në energji. Është e turpshme që vazhdon të insistohet me një pyetje: Cila është rruga e madhe që keni bërë juve gjatë këtyre 3 viteve që do mbahet mend apo të krahasohet me rrugën e papërfunduar të Sali Berishës që është vjedhja më e madhe që i është bërë buxhetit të shtetit dhe taksave të qytetarëve shqiptarë dhe që është ajo rrugë që është e pambaruar dhe që konsiderohet rrugë e kombit dhe që për fat të keq fillon me një hinkë, zgjerohet dhe pastaj ngushtohet po prapë për të dalë në kufi. Më vjen keq por ne nuk kemi bërë një rrugë të tillë, hapur fare po ju?a them këtë dhe natyrisht nuk kam turp t?ia them kujtdo qytetari të Republikës së Shqipërisë që, ? Po, ne nuk kemi bërë një rrugë si ajo e Sali Berishës. Ne kemi bërë gjëra të tjera që janë investime, janë reforma që natyrisht kanë filluar t?i japin efektet tani, në fund të vitit të tretë të mandatit, natyrisht do të japin efekte edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/erjon-brace-ju-tregoj-veprat-e-qeverise-ne-permbyllje-te-mandatit/

Share This Video


Download

  
Report form