Report TV - Kushti i PD për zgjedhjet, votimi elektronik mund të shtyjë datën

Report TV 2017-02-26

Views 0

Vetëm pak ditë para mbylljes së viti 2016 bashkëkryetari demokrat i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi, tha se më shumë se sa afatet kohore kanë rëndësi vendimtare sigurimi i standardeve në zgjedhje.

Në këtë drejtim, Bylykbashi theksoi se këto standarde sigurohen të paktën me votimin dhe numërimin elektronik. Kjo duket se do të jetë beteja kryesore politike e Partisë Demokratike në muajt e parë të këtij viti para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit.

Duke kuptuar deklaratën e Bylykbashit sipas të cilit limitet kohore nuk janë vendimtare për standarde lë të kuptohet që PD parashikon të lërë të hapur opsionin për shtyrjen e datës së mbajtjes së zgjedhjeve, nëse nuk realizohet votimi elektronik.

Burime thanë për Report tv se nëse në këtë proces jetik për sigurimin e standardeve në zgjedhje, e që garanton votën reale të qytetarëve, nuk do të ketë votim elektronik atëherë mund të kërkohet shtyrja e mbajtjes së zgjedhjeve, në mënyrë që të realizohet një standart i tillë.

Share This Video


Download

  
Report form