Speciale e Ora News - Rikthimi i dermatozës, fermerët kanë humbur 1.3 milion euro

Ora News Lajme 2017-02-26

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

2016 ishte një vit mjaft i vështirë për fermerët shqiptarë. Pavarësisht sfidave të përhershme, këtë radhë ata u përballën me një sëmundje që preku në masë gjedhin, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonominë familjare.
Sëmundja e gjedhit preku si fillim zonat kufitare të Dibrës dhe Kukësit për tu rikthyer më pas me dëme të konsiderueshme edhe në jug kryesisht në Lushnje, Fier dhe Elbasan.
Kjo sëmundje, e cila njihet me emrin shkencor Dermatoza Nodulare nuk prek njerëzit apo kafshët e tjera.
Infeksioni shpërndahet nëpërmjet pickimit të mizave dhe mushkonjave, nga kontakti direkt ndërmjet kafshëve të llojit gjedhë, nga ferma në fermë nga këpucët, veshjet dhe materialet e kontaminuara.
Sëmundja shpërndahet shpejt në stinën e verës kur vektorët janë më të përhapur.Disa nga shenjat klinike që kanë kafshët e infektuara janë temperaturë të lartë, anoreksi, dobësim, lëvizin me vështirësi dhe bëhen të pafuqishme.
Sëmundja e Dermatozës Nodulare ose sëmundja e gjedhit është një shqetësim në rritje edhe në Evropë, për shkak të përhapjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rikthimi-i-dermatozes-fermeret-kane-humbur-1-3-milion-euro/

Share This Video


Download

  
Report form