http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia ne Turqi ka identifikuar autorin e sulmit të Stambollit ku mbetën të vrarë 39 persona, 25 prej tyre shtetas të huaj. Ai quhet Iakhe Mashrapov, 38 vjeç, me origjinë nga Kirgistani. Pasaporta e tij eshte lëshuar me 21 tetor nga Republika e Kirginistanit, nje muaj përpara se ai te mbërrinte ne Turqi. Ndërkohë autoritetet kane arrestuar gruan e tij ne provincën e Konia, ne Turqinë qendrore, aty ku atentatori jetonte se bashku me dy fëmijët e tij. ?Sulmin e mori vesh nga televizori. Nuk e dija që bashkëshorti im ishte simpatizant i ISIS,? mësohet t?u kete thëne hetuesve gruaja e shtetasit nga Kirgistani. 12 persona te tjerë jane arrestuar dhe po merren ne pyetje per ngjarjen. Autoritet turke kane shtuar nivelin e sigurisë nga frika e sulmeve te tjera. Ende nuk dihet nëse autori i sulmit ne nje klub nate ne Stamboll natën e ndërrimit te viteve te ketë vepruar i vetëm apo ka patur bashkëpunëtore.