Tiranë ? Afro 850 pacientë me probleme në zemër përfituan gjatë vitit 2016 në sajë të shërbimit 24 orë në 7 ditë të javës të urgjencës kardiake, ndërkohë që u realizuan gjithsej rreth 5 mijë procedura gjatë vitit që kaloi për rreth 3700 të sëmurë kardiakë.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vizitoi Pavionin e Hemodinamikës në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, ku u takua me mjekët dhe infermierët, të cilët, edhe gjatë periudhës së festave të fundvitit ishin në gatishmëri të plotë në pritje të pacientëve. Vetëm gjatë ditëve të ndërrimit të viteve, janë 13 pacientë të cilët arritën të bënin procedurat e kardiologjisë mini-invazive.