Kërcënimi nga i ftohti ekstrem - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana vihet ne gatishmëri për shkak te motit te pazakonte qe pritet te përfshije te gjithë territorin. Kryetari i bashkësie Erion Veliaj ka ngritur shtabin e emergjencës per te përballuar çdo situate qe mund te krijohet nga i ftohti ekstrem. Gjate nje mbledhje me drejtuesit e njësive administrative te Tiranës, Veliaj deklaroi masat qe do te merren ne te gjithë territorin e Tiranës. Nje nga vendimet e shtabit është hapja e kopshteve, çerdheve apo konvikteve ne funksion te personave te pastrehe, endacake dhe fëmijëve lypës. Kjo fundjave pritet te shënoje temperaturat me te ulëta te 30 viteve te fundit. -15 parashikohet te shënoje termometri ne Tirane dhe veçanërisht ne zonat malore te kryeqytetit. Kryetari i bashkisë i bën apel qytetareve te shmangin daljet e panevojshme ne rruge dhe veçanërisht ne malin e Dajtit. Per çdo emergjence, Bashkia ka vende ne dispozicion numrin e gjelbër. Ndërsa ne fshatrat përreth Tiranës, kryesisht ne zonën e Dajtit, do te jene ne gatishmëri mjetet per pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Ashtu si ne pjesën me te madhe e vendit, edhe ne Tirane priten reshje dëbore dhe me pas ulje temperaturash.

Share This Video


Download

  
Report form