http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përkeqësohet situata nga disa zona te vendit, si pasoje e rinisjes se reshjeve te dëborës. Një sere fshatrash janë izoluar dhe kane mungese energjie. Ndërkohe qe moti pritet te rendohet edhe me tej ne orët ne vijim. Ne qarkun Dibër problem mbetet zona ne Lure dhe Selishte. Këto dy njësi administrative janë pothuajse te izoluara per shkak te trashësisë se dëborës te rene ne dy ditët e fundit. Prefekti i këtij qarku, Halit Palamani thotë se po punohet per hapjen e akseve rrugore ne këto dy njësi, ndërsa mësohet se akset nacionale ne ketë qark, janë te kalueshëm, por me vështirësi. Reshjet e dëborës kane rinisur me intensitet te larte kryesisht ne zonat malore, çka e ben situatën edhe me problematike ne orët ne vijim. Ne qarkun e Kukësit situata është edhe me shqetësuese. Verilindja është nen pushtetin e dëborës, reshjet e te cilës janë intensifikuar gjate paradites se te enjtes. Një sere fshatrash janë pa energji elektrike. Kryetari i Bashkisë se Kukësit Bashkim Shehu kërkon mbështetjen e Drejtorisë se Emergjencave. Shehu u bën apel qytetareve qe te mos lëvizin pa nje arsye madhore gjate fundjavës, ku temperaturat do te shënojnë vlera shume te ulëta. Sipas te dhënave, akset kryesore, konkretisht Rruga e Kombit ku trashësia e dëborës arrin ne 30 cm është e kalueshme vetëm me zinxhir. Borëpastrueset janë ne terren dhe po mbajnë ne qarkullim akset e tjera qe lidhin Kukësin me njësite administrative. E njëjta situate paraqitet dhe ne qarkun Shkodër. Gjate natës dhe ne mëngjes ka patur reshje dëbore ne lartësinë e 500 m. Te gjitha rrugët kombëtare ne kete qark janë te kalueshme vetëm me zinxhir. 13 firma kontraktore janë ne qarkullim me qellim pastrimin e rrugëve. Ndërsa rrugët Bardhok-Iballë, Shkodër-Bregu i Lumit, Bogë-Theth, janë të pakalueshme si rezultat i trashësisë se dëborës. Drejtoria e Emergjencave Civile ka dërguar 1 borëpastruese dhe 1 fadromë, të cilat do të jenë në dispozicion të Bashkisë Pukë dhe Fushë Arrëz.