Kushdo që do të akuzohet nga Prokuroria e Posaçme, Prokuroria e Përgjithshme dhe degët e saj, për një vepër penale për të cilën ligji parashikon një dënim jo më të lartë se 15 vjet burgim, mund t?i shpëtojë dënimit me kushtin që të dorëzojë pasuritë e krimit dhe të korrupsionit.
Ky është pakti i ri që u ofrohet kryesisht zyrtarëve të përfshirë në praktika korruptive, por edhe njerëzve të krimit dhe drogës, vepra penale për të cilën do të akuzohen, nuk duhet të dënohet më shumë se 15 vjet burg.
Marrëveshja parashikohet në projektligjin për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, hartuar nga misionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, përkatësisht OPDAT dhe EURALIUS, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe ekspertët e nivelit të lartë.