Kjo ishte situata në Rrugën e Kombit në orët e vona të mbrëmjes së shkuar?.
Kalimi i mjeteve ishte thuajse i pamundur si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, trashësia e së cilës në Kalimash ka arritur në 70 centimetër.
Sot kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.
Dëbora ka mbuluar pjesën më të madhe të vendit.
Për herë të parë pas 7 vjetësh, ajo zbardhi edhe Durrësin. Reshje dëborë pati edhe në Lushnje.
Në veri situata është përkeqësuar, me temperatura disa gradë nën zero dhe me disa zona të izoluara nga dëbora dhe ngricat në rrugë.
Situata më e vështirë raportohet në qarkun e Kukësit, ku acari ka lënë pa energji qytetin dhe rrethinat e tij. Disa shtyllat të tensionit të lartë janë dëmtuar. Grupet e terrenit kanë vështirësi për riparimin e difekteve për shkak të temperaturave 10 gradë nën zero. Një punonjës ka përfunduar në spital, pasi pësoi hipotermi.
Trashësia e dëborës në këtë qark ka arritur në 35 centimetra, ndërsa në zonat rurale shkon deri në 1 metër. Të gjitha akset janë të kalueshme me zinxhirë.
Në Malësinë e Madhe, dëbora ka arritur deri në 1.2 metra. 9 rrugë në këtë zonë janë tërësisht të bllokuara, ndërsa në akset e tjera nuk mund të kalohet pa zinxhirë.
Stuhia e dëborës gjatë natës ka bllokuar disa zona edhe në Dibër. Shumë segmente rrugore nuk janë të kalueshme, ndërsa në rrugët nacionale në këtë qark qarkullohet me zinxhirë.
Dëbora ka pushtuar edhe Elbasanin. Disa fshatra të këtij qarku dhe rruga Lunik ? Stëblevë janë tërësisht të bllokuara.
Në Korçë trashësia e dëborës arrin në 30 centrimetra. Në Qafë Thanë dhe Qafë Plloçë kalimi i makinave bëhet me vështirësi me zinxhirë.
Në qarkun e Vlorës qarkullimi për automjetet ka rifilluar vetëm në mëngjes, në Qafë Muzinë, Qafë Gjashtë dhe Llogara, të cilat u bllokuan në mbrëmje si pasojë e ngricave.
Në Tiranë reshjet e dëborës ishin të pakta, ndërsa mali i Dajtit është zbardhur tërësisht.
Tv Klan