Qendër sociale për të pastrehët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si pasojë e motit të ftohtë dhe vështirësive të shkaktuara prej tij, Bashkia e Tiranës ka sistemuar rreth 100 persona, prej të cilëve 20 të mitur, në 4 qendra sociale. Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë vizitës në Qendrën Multidisiplinare në Njësinë Administrative Nr. 9, u bëri apel qytetarëve që të tregohen bashkëpunues, qoftë duke ndihmuar të pamundurit dhe ata që kanë nevojë për ndihmë, ashtu edhe duke sinjalizuar strukturat shtetërore.?I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë të moshuarit dhe fëmijët. Mbrëmë kemi patur raste ku kemi gjetur fëmijë në rrugë, ndërkohë që e kanë pasur familjen në Tiranë, dhe i kemi kthyer sërish në familje. Megjithatë, nuk do hezitojmë të kërkojmë heqjen e kujdestarisë prindërore për ata prindër të papërgjegjshëm, që për një sherr të vogël në shtëpi dhe për një mosmarrëveshje nxjerrin fëmijët e tyre në rrugë. Rezulton që pjesa më e madhe e atyre që jetojnë si të pastrehë, në fakt i kanë familjet e tyre, ose në Tiranë, ose shumë afër, në Durrës apo në Elbasan.?Kreu i Bashkisë tha se institucioni qe drejton dhe strukturat e tjera shtetërore kanë marrë masat për përballimin e situatës në terren.?24 orët e para kanë qenë jo dramatike përsa i përket qarkullimit në Tiranë. Kemi filluar hedhjen e kripës dhe të skorieve në periferi të Tiranës, kryesisht në Kërrabë dhe Dajt. Do vazhdoj t?u kërkoj qytetarëve t?i shmangin kalimet në këto zona, nëse nuk e kanë absolutisht të nevojshme. Bora në Dajt apo destinacionet e tjera mund të presin edhe pas 3-4 ditëve kur të ngrihen sërish temperaturat.?Veliaj u bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes në përdorimin e bombolave të gazit dhe të ngrohjes elektrike. Po ashtu, ai ftoi çdo organizatë dhe individ që ka mundësi të japë ndihmën e vet për t?i mundësuar njerëzve në nevojë kushtet minimale për të përballuar situatën.

Share This Video


Download

  
Report form