Report TV - Gripi i shpendëve pranë kufijve të Shqipërisë, Panariti: Po marrim masa

Report TV 2017-02-26

Views 1

Fermerët e dëmtuar nga sëmundja e gjedhit do të kompensohen me kafshë të ardhura nga Danimarka.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka thënë se nuk ka asnjë rast të ri të kësaj sëmundjeje dhe se procesi i kompensimit të fermerëve të dëmtuar do të nisë urgjentisht.

Deklarata e Panaritit u bë gjatë vizitës në një kompleks rritje shpendësh për të inspektuar masat e marra për parandalimin e gripit të shpendëve.

Ai tha se kjo sëmundje është shumë pranë kufijve të Shqipërisë dhe se masat parandaluese janë të domosdoshme.

Share This Video


Download

  
Report form