Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga 1 marsi në të gjitha shkollat e vendit do të nisë zëvendësimi i orëve mësimore të humbura si pasojë e mbylljes së shkollave nga epidemia e gripit. Në një prononcim për mediat drejtorja e arsimit parauniversitar Zamira Gjini tha se zëvëndësimi i orëve do të bëhet gjatë ditëve të javës, përkatësisht për sistemin 9-vjeçar do të shtohet ora e gjashtë ndërsa në atë të mesëm do të ketë më shumë se një orë për shkak të ngarkesës.
Gjini: Nga 1 marsi deri në fund të vitit shkollor mbeten 13 javë mësimore dhe në këto 13 javë, ato nëse do të bëjnë një kalendar të posacëm duke shtuar orë të 6-ta mund të realizojnë programin arsimor për cdo lëndë. Mundet, për shkollat e mesme të ketë raste të zëvendësimit të mësimit në ndonjë ditë të shtunë, pasi në shkollat e mesme realizohem më shumë orë mësimore në javë sesa në klasat e arsimit bazë.
Për zv.ministren e Arsimit Nora Malaj procesi i zëvendësimit është normal dhe do të kryhet sipas një kalendari të hartuar nga vetë drejtoritë e shkollave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zevendesimi-i-oreve-te-mesimit-do-te-nise-ne-muajin-mars/