Policia ka goditur një grup të armatosur që kryente grabitje të karburanteve.
Në prangat e policisë kanë rënë dy autorë, Florjan Thana 19 vjeç? dhe Klajdi Pupa 20 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, Bajram Kaumacaku, 20 vjeç.
Grabitja e fundit ka ndodhur një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku nga një automjet tip "Golf" kanë dalë tre persona të armatosur të cilët kanë grabitur xhiron ditore të dy karburanteve përballë njëri-tjetrit.
Hetimet dokumentojnë edhe grabitjen e një karburanti të kryer në 12 dhjetor të vitit të kaluar.
Policia ka sekuestruar edhe automjetin tip "Golf" që përdorej nga autorët.
Gjithashtu, policia ka publikuar edhe videon e grabitjes së një prej karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës si dhe të arrestimit të dy autorëve të dyshuar.