Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga administratori i OSHEE-së Adrian Çela inspektuan sot investimet që po kryhen për zgjerimin e nënstacionit elektrik të Selitës. Vlera e investimit të parashikuar për këtë nënstacion arrin në 6 milion Euro.
Parashikohet dyfishimi i kapacitetit nga 30 në 65 MW ndërsa fuqizohen me 50% edhe fiderat përkatës.
Me këtë nënstacion lidhen 23 fidra çka nënkupton se investimi ndikon në përmirësimin e cilësisë së funrizimit me energji për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh përgjatë zonës së Unazës së Madhe, Rrugës Teodor Keko, ish-Fushës së Aviacionit, Pallatet Hauai, Laprakë etj.
Vendosja e 6 fiderave të rinj do të mund të krijojnë unazën për të menaxhuar më mirë ngarkesat, sidomos në zona problematike si Misto Mame dhe Yzberishti.
Ministri Gjiknuri deklaroi se konsumi i rritur për shkak të uljes së fortë të temperaturave shërbeu edhe si një test për të parë vlerën e investimeve të kryera nga kompania deri më tani.
?Ndërprerjet kanë qenë shumë më të pakta ndërsa koha e riparimit të tyre më e shpejtë çka tregon se sistemi ka qenë në gadishmëri të plotë dhe investimet kanë dhënë efektin e tyre.