Report TV - Bulevardi i ri i Tiranës, Rama e Veliaj vendosin pllakën e parë

Report TV 2017-03-04

Views 0

TIRANE-Nga fushata elektorale e 2011, kohë kur kryebashkiaku i atëhershëm i Tiranës, Edi Rama do të prezantonte projektin e tij për Bulevardin e Ri, u deshën plot 5 vite që në të të vendosej pllaka e parë.

Kryeministri Edi Rama si ideatori dhe nismëtar i këtij projekti dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si kryebashkiaku që do të përfundojë këtë projekt, kanë vendosur sot në mënyrë simbolike dy pllakat e para në këtë bulevard, çka shënon edhe nisjen e fazës së fundit të ndërtimit të segmentit të tij të parë. Kryeministri tha në fjalën e tij se pikërisht për shkak të votës, ndryshimi mund të jetë radikal. Kreu i qeverisë theksoi se falë Kryebashkiakut Veliaj dhe ekipit që ai drejton, Tirana është tashmë një kryeqytet në lëvizje.

Kurse Veliaj tha; ?Pllakat e para që do vemi unë dhe kryeministri do të jenë simbol i kësaj pune të madhe të këtyre njerëzve. Dua t?ju kërkoj të gjithëve që jemi këtu, t?u japim një duartrokitje të madhe çdo inxhinieri, çdo punëtori të thjeshtë që ka hedhur djersën e mundin në këtë projekt kaq të madh që do të jetë ndryshimi për Tiranën?.

Share This Video


Download

  
Report form