Report TV - Speciale/Nis shtrimi i pllakave e gurëve në sheshin “Skënderbej”

Report TV 2017-03-16

Views 0

Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, e ka përdorur monumentin e kalit të Skënderbeut si pikë referimi apo vend takimi. Sot, përveç tij do të përdoret i gjithë sheshi.

Ai mbahet mend jo vetëm për punimet dhe imazhin si kantier ndërtimi, por edhe për imazhin që pritet të përfitojmë në fund të tyre duke e parë sheshin ?Skënderbej? si pedonalen më të madhe në të gjithë vendin.

Kanë mbetur vetëm pak muaj nga momenti kur ky shesh do të jetë i aksesueshëm nga qytetarët. Në një përshkrim të detajuar të projektit nga vetë koordinatori i këtij projekti Gentian Agolli, do të njohim detajet e këtij projekti të madh.

Gurët, pjesa e mozaikut e cila do të zerë një sipërfaqe prej 23 mijë katrorë do të sigurohet nga të gjitha trevat shqiptare. Mozaiku do të ketë 4 ngjyra bazë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS