IRANË- Një fëmijë 12-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën sot pasi është thyer akulli i liqenit të Kasharit ku ai po luante bashkë me motrën e tij.
Ngjarja është shënuar në Mëzez ku loja fëmijërore është kthyer në tragjedi për një familje të zonës.
Policia bën të ditur se sot rreth orës 14:15, në Mëzez, tek Liqeni i Kasharit, ku 2 fëmijë kanë rënë në liqen. Si pasojë është mbytur fëmija 12 vjeçar, E/G ndërsa fëmija tjetër 15 vjeçar, (e motra) është nxjerrë nga liqeni.
Ka qenë shërbimet e polumbarëve të cilët kanë nxjerrë nga liqeni trupin e pajetë të të miturit, pas rreth 2 orë zhdukje te trupit.