Ora News - Xhufi: Zëra objektivë në Greqi kërkojnë heqjen e ligjit të luftës

Ora News Emisione 2017-03-16

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Greqi ka zëra objektivë që kërkojnë heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë. Kështu ka deklaruar historian Pëllumb Xhufi në studion e lajmeve të Ora News. Xhufi argumentoi se ligji i luftës lidhet me ngrirjen e pasurive të qytetarëve shqiptarë në Greqi që janë aty që prej vitit 1944.
Historiani Xhufi tha se në vitin 1997 ka pasur presion nga qarqe të caktuara greke për të shfrytëzuar ligjin e luftës.
Xhufi: Ligji i luftës në terminologji është pranuar si absurd, por nuk është fort absurd sepse ka implikime të tjera nga prapa. Ligji i luftës në radhë të parë është i lidhur me ngrirjen e pasurive të qytetarëve grekë që kanë në Greqi, them qytetarët shqiptarë para vitit 1944-45 kur u dëbuan çamët. Kjo ka të bëjë me qytetarët e mbretërisë të Shqipërisë deri në 1939 të cilët kanë pasuri të konsiderueshme, të cilat në atë kohë arrinin në miliarda dollarë. Këto pasuri nëse hiqet ligji i luftës duhet të lirohen, pro ka edhe implikime të tjera sepse ligji i luftës ri si një fantazëm që mund të përdoret në situata të jashtëzakonshme. Siç ishte situata e viti 1997 dhe ka pasur presione nga qarqe greke për ta shfrytëzuar kosin që ndodhi në Shqipëri për të ndërhyrë dhe për tu future forcat greke dhe për të realizuar ndonjë ëndërr të vjetër. Prandaj duhet hequr ligji i luftës një orë e më parë dhe nuk është qeveria shqiptare vetëm që e ngre, tani ka dhe zëra objektiv dhe brenda Greqisë që e shtrojnë me forcë nevojën e heqjes të ligjit të luftës duke ratifikuar në parlament vendimin që ka marrë qeveria greke në 1987.
Historiani deklaroi se qeveria shqiptare ka shtruar në tryezën greke problematikat, siç janë ligji i luftës apo edhe çështjen çame.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhufi-zera-objektive-ne-greqi-kerkojne-heqjen-e-ligjit-te-luftes/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS