“Të vegjlit” takojnë Vlahutin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Diplomatet duket se po ndërmjetësojnë edhe nje reforme tjetër ne skenën politike shqiptare, ate zgjedhore. Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, ka thirrur ne takim partitë e vogla parlamentare dhe u ka premtuar qe te ushtroje presion mbi forcat politike kryesore per te bere ndryshime ne kodin zgjedhor. Diplomatja e be ka premtuar edhe nje tryeze ekspertesh per te eksploruar mundësitë reale për numërimin dhe votimin elektronik. Ne emër te partive opozitare kryerepublikani Mediu ka përsëritur se futja e teknologjisë ne zgjedhje është nje kusht i panegociueshem dhe opozita do te përdore çdo strategji përfshi edhe bojkotin e Parlamentit. Nje dite me pare, kryetari i PD Lulzim Basha mblodhi aleatet per te bere te qarte se votimi e numërimi elektronik është kusht i panegociueshem per realizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme ne 18 qershor.

Share This Video


Download

  
Report form