Ora News – “Strehëz” për të pastrehët, acari, strehohen në Kombinat mbi 15 fëmijë në situatë rruge

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

15 raste të fëmijëve të pastrehë janë regjistruar në qendrën sociale të Kombinatit drejtoresha e së cilës premton se do të marrë masa t?i integrojë në shoqëri. Po ashtu drejtoresha sqaron se mes vështirësive në qendër është shënuar edhe një tentativë vetëvrasjeje nga transgjinori Anxhela
76 persona janë regjistruar vetëm gjatë ditëve të situatës së emergjencës në qendrën sociale të Kombinatit ndërsa dhjetëra të tjera marrin shërbimin ditor. Në një intervistë për Ora Neës drejtoresha e qendrës Mimoza Agalliu sqaron se përvec tyre janë konstatuar mbi 15 raste të fëmijëve në situatë rruge për të cilët janë vënë në dijeni institucionet përkatëse dhe do të merren masa për integrimin e tyre në shoqëri.
Agalliu: 15-16 janë fëmijë adoleshentë nga mosha 15-19 vjeç. Rastet që janë të panjohura ne do të vazhdojmë ti integrojmë në shoqëri. historitë e tyre janë pafund të dhimbashme.
Drejtoresha sqaron se një nga rastet më specifikë që po trajtohet në qëndër është ai i transgjinorit Anxhela e cila ka tentuar edhe të dëmtojë veten brenda qendrës.
Agalliu: Në momentin e ardhjes së saj i gjithë stafi u shokua sepse kjo erdhir duke u bërtitur dhe përpëlitur në çimento sa edhe policët nuk e menaxhonin dot. Ajo stimulonte. Një natë më parë ajo ka qenë e shtrirë në një ambient ku kishte marrë një pirun dhe kishte prerë parakrahun dhe e kishte gjakosur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/anxhela-ne-qendren-sociale-ne-kombinat-tentoi-te-vetevritej-ne-banjo/

Share This Video


Download

  
Report form