Lëvizja Socialiste për Integrim rrëzon Partinë Demokratike për votimin elektronik.
Zv/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh në "45 minuta" nga Denis Minga në Report TV se zgjedhjet e 18 qershorit nuk mund të shtyhen për shkak të kërkesës së PD.
Sipas Vasilit, koha në dispozicion për përshtatjen e teknologjisë për votimin elektronik është e pamjaftueshme. Megjithatë, LSI kërkon që të merret mendimi i OSBE-së për këtë çështje.
"Nuk ka kohë për përdorimin e elektronikës në këto zgjedhje, por le të marrim mendimin e ekspertëve të OSBE për këtë çështje", u shpreh Vasili.