Report TV - Amnistia, lirohen 731 të dënuar nga të gjitha burgjet e Shqipërisë

Report TV 2017-03-31

Views 6

TIRANE-Ka nisur paraditen e sotme lirimi i 731 të dënuarve që përfitojnë nga aministia e miratuar në fund të vitit 2016. Mes tyre kanë përfituar vetëm 10 gra e 4 fëmijë.

Në burgun e Fierit janë liruar të amnistuarit e parë ndërsa procesi ka vijuar, edhe nga qelitë e Tiranës, Fushë-Krujës Drenovës dhe Peqinit. Vonesa ka pasur rreth 2 orë në burgun e Shën Kollit, por më pas gjithcka vijoi normalisht.

Të dënuarit e parë që kanë filluar të lënë qelitë janë gratë dhe burrat e moshuar ndërsa më pas do të lirohen të rinjtë e dënuar për vepra të lehta penale.

Mes të liruarve nga amnistia është edhe ish-Prokurori Haxhi Giu, nga burgu i Peqinit i cili ishte dënuar me 2,4 vite burg për akuzën e korrupsionit.

Me rastin e kësaj dite, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani zgjodhi Burgun e Grave tek ?Ali Demi? në Tiranë per te dhene mesazhin e tij mbi te liruarit nga amnistia. Nga ky burg janë liruar 10 gra.

Share This Video


Download

  
Report form